Andrews viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
![Andrews viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike](http://ekonomia.info/repository/images/main/akademia_e_kosoves_per_siguri_publike_aksp.jpg)
Vushtrri, 24 janar - Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Jorgan K. Andrews viziton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
Anderwes do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i lartë.
Po ashtu sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike do të mbahet konferenca e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit të Transportit dhe Siguria Publike”.
Fjalë rasti në këtë konferencë do të mbajnë, Ismail Smakiqi, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Samedin Mehmeti, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, prof. Dr. Marjan Demaj, Rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” si dhe Bilbil Memaj, Drejtor i Akademia e Sigurisë të Shqipërisë.
Konferencën e organizon Kolegji Tempulli si dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike.