Amendamentet kushtetuese dhe Projektligji për Specialen votohen përnjëherë
Prishtinë, 26 maj - Amendamentet kushtetuese nuk do të jenë aktet e vetme juridike që të premten do ti nënshtrohen votimit në Kuvend, me qëllim për të krijuar bazën ligjore për themelimin e Gjykatës Speciale. Menjëherë pas votimit të tyre, do të procedohet edhe me Projektligjin për këtë gjykatë.
Një burim i gazetës Koha Ditore në Qeveri ka thënë se miratimi i Projektligjit do të bëhet me procedurë të përshpejtuar.
Ai ka treguar se Grupi politik që e kryesor presidentja Atifete Jahjaga ka gati finalizimin e përmbajtjes së Projektligjit, i cili pastaj do të vihet për shqyrtim formal në kabinetin qeveritar. Menjëherë pas shqyrtimit dhe votimit do ti përcillet Kuvendit.
Planet janë që të procedohet të njëjtën ditë edhe me amendamente kushtetuese e edhe me Projektligj, ka thënë ky burim. Kanë mbetur fare pak çështje që presidentja do ti diskutojë me shefat e grupeve parlamentare dhe pastaj do të nisë procedura e aprovimit. Nuk pritet të arrihet konsensusi i kërkuar.
/Koha Ditore/