AME nis stërvitjen me njësitë për kërkim shpëtim me barka
Pjesëmarrës në këtë ushtrim do jenë ekipi për shpëtim me barka prej 11 personave, stafi menaxhues, stafi përcjellës, vëzhgues dhe vlerësues nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave.
Hapja e këtij ushtrimi do të bëhet sot duke filluar në ora 11:00 dhe do të zgjasë dy ditë. Ky aktivitet do ketë karakter operacional 24 orësh, pra aktivitet ditor dhe brenda natës.
Ushtrimi do të mbahet ë Liqenin e Badovcit nesër në lokacionin përballë urës, rruga që shpie tek kopshti i Ariut Badovc.