25 Nëntor 2024

AME nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë Japoneze JICA

Prishtinë, 2 tetor - Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare të Bashkëpunimit (JICA) të Japonisë.

Me këtë marrëveshje do të bëhet implementimi i Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm të Zjarreve Malore– (NFFIS) dhe Zvogëlimit të Rrezikut nga rrëshqitjet me metoda ekologjike ECO-DRR. Ky projekt do të implementohet në periudhën 5 vjeçare, ku JICA do të financojë dhe ndihmojë me ekspert në realizimin e kësaj marrëveshje.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë: Jiro Takeichi, Përfaqësues Kryesor i JICA Balkan Office, z. Mitsunori Ogasawara, Ushtrues Detyre i Ambasadorit të Ambasadës Japoneze në Kosovë dhe drejtori i Përgjithshëm i AME-së, Fadil Kodra.

Drejtori i Përgjithshëm i AME-së, z. Fadil Kodra me këtë rast  falënderoi shtetin japonez për vullnetin dhe besimin e shprehur në mbështetje të Kosovës për ngritjen e kapaciteteve në fushën e menaxhimit emergjent dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të arritjes së rezultateve të përbashkëta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)