AME filloi trajnimin për shuarjen e zjarreve
Prishtinë, 27 tetor Agjencioni për Menaxhim të Emergjencave i Ministrisë së Punëve të Brendshme filloi trajnimin për shuarjen e zjarreve fushore e malore për komunën e Therandës, Gjilanit, Junikut, Malishevës, Prishtinës dhe Istogut.
Me këtë trajnim shumë të rëndësishëm, synohet profesionalizimi i zjarrfikësve në përballje më sfida të ndryshme në ruajtjen e jetës së njerëzve dhe mbrojtjen e pasurisë së tyre.
Zjarrfikësit e trajnuar do të jenë të gatshëm që të reagojnë në mënyrë profesionale në shuarjen dhe mbrojtjen nga zjarret fushore e malore.