29 Prill 2024

AME filloi mbajtjen e provimit profesional për mbrojtje nga zjarri

Prishtinë, 16 maj - Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka filluar mbajtjen programit për dhënien e provimit profesional për kandidatët nga lëmia e mbrojtjes nga zjarri..

Grupi i parë i vijuesve të mësimit të kursit është i përbërë nga inspektorit e parandalimit të mbrojtjes nga zjarri, të cilët janë nga të gjitha komunat e Kosovës. Ushtrimet janë mbajtur për 30 ditë dhe janë ligjëruar temat që kryesisht kanë të bëjnë për mbrojte nga zjarri.

Agjencia për Menaxhim Emergjent planifikon që kjo praktikë të vazhdoi edhe në të ardhmen, ku do të mund të marrin pjesë edhe inspektor tjerë të cilët punojnë në masat e parandalimit nga zjarri.

AME poashtu me konkurs publik do të njoftojë të gjithë ata të cilët merren me masat mbrojtës nga zjarri, që të paraqiten në Qendrën Kadrovike të njësisë së zjarrfikëse në Hajvali, ku do të kryejnë kursin dhe t’i nënshtrohen provimit për dhënie, para komisionit profesional. Të gjithë kandidatët që e japin provimin profesional në lëmin e mbrojtjes nga zjarri, mund të merren me punët e mbrojtjes nga zjarri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)