04 Maj 2024

AME certifikon 81 kandidiatë në fushën e mbrojtjes nga zjarri

Prishtinë, 21 qershor - Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka certifikuar 81 kandidatë në shkallë vendi, pas trajnimit dyditor, të mbajtur në fushën e mbrojtjes nga zjarri, për zjarret fushore-malore si dhe për përdorimin e mjeteve themelore për shuarjen e zjarreve.

Ky trajnim është zhvilluar duke u bazuar në Marrëveshjen e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për punësimin sezonal të   punëkërkuesve në aktivitetet silvikulturore në sektorin e pylltarisë.

Trajnimi i mbajtur nga instruktorët e Qendrës për Trajnime të Integruara të AME-së, është organizuar në Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri.

Trendi i ndodhjes së zjarreve është duke vazhduar si pasojë e temperaturave të larta në regjion, për shkak të pakujdesive dhe masave të vogla preventive, për shkak të numrit të vogël të zjarrfikësve në nivelin lokal si dhe pajisjeve dhe mjeteve të stërvjetruara.

Duke pasur parasysh këtë trend të fatkeqësisë nga zjarret në sipërfaqe të hapura, AME është e gatshme të ofrojë trajnime qoftë të rregullta sipas planit vjetor qoftë, apo sipas nevojës, siç është rasti Marrëveshjes në mes këtyre dy ministrive. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)