11 Maj 2025

Ambasadorja franceze viziton komandën e KFOR-it

Prishtinë, 12 janar - Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo u takua sot në mëngjes me Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, SH.e.S. Maryse Davier në Kampin “Film City” në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR NATO në Prishtinë.

Gjenerali Figliuolo diskutojë me SH.e.S. Daviet për situatën e përgjithshme në Kosovë me fokus në zhvillimet e fundit në vend. Ata theksuan rolin efektiv të KFOR-it në mbajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, që mundëson zhvillimin më të mirë shoqërorë dhe kushte më të mira ekonomike.

Ky takim po ashtu ishte një mundësi për Komandantin e KFOR-it që të shprehë dhembjen e thellë për popullin e Francës pas sulmit të turpshëm që ndodhi në Paris. Me këtë rast gjenerali tha: “ky është një akt i patolerueshëm ndaj vlerave të lirisë së shprehjes dhe tolerancës që mbështetë shoqëritë demokratike. Në emër të ushtarëve të mi, ju shprehë ngushllimet e sinqerta familjeve të viktimave si dhe të gjithë popullit francez.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)