17 Maj 2024

Ambasadorja e Turqisë rikonfirmon mbështetjen për OAK-në

Prishtinë, 6 nëntor - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna priti në takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë,  Singül Ozan më të cilën diskutuan rreth vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e sistemit të drejtësisë, posaçërisht rreth sistemit të avokatisë në mes dy vendeve.


Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy Odave të Avokatëve të të dyja shteteve dhe në këtë drejtim Ambasada e Turqisë në Kosovë, ka luajtur dhe është duke e luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në afrimin e këtyre dy institucioneve të rëndësishme të drejtësisë.
 

Kryetari Dobruna e njoftoj ambasadoren Ozan me punën që deri më tash është bërë në Odën e Avokatëve të Kosovës, duke theksuar se vizitat e delegacionit të OAK-së në Unionin e Avokatëve të Turqisë të përkrahura nga Ambasada e Turqisë në Kosovë, kanë pasur efekt të jashtëzakonshëm në krijimin e një sistemi të brendshëm profesional.

Në këtë prizëm, ai theksoi se sistemi i drejtësisë në Turqi është një shembull shumë i mirë për krijimin e praktikave edhe në Kosovë.

 

Dobruna shprehi nevojën për përkrahje Odës së Avokatëve të Kosovës në disa fusha të cilat janë kruciale për funksionimin e mirë dhe profesional të OAK-së.

Lidhur me këtë çështje, ai shtroi nevojën e një objekti për OAK-në e cila aktualisht vepron në një hapësirë jashtëzakonisht të vështirë e cila pamundëson realizimin e aktiviteteve të OAK-së.

Nevojat tjera për fuqizimin e OAK-së sipas kryetarit janë edhe çështja e mbështetjes së Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar për avokatë, sistemit i disiplinimit për avokatë dhe mekanizmat tjera të nevojshme për OAK-në.

 
Në anën tjetër, Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Singül Ozan shprehu falënderimin për pritjen e bërë duke theksuar se takimin me Odën e Avokatëve të Kosovës e ka pritur me kënaqësi pasi, sipas saj, Avokatët kanë një rol të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në çdo shtet.

Andaj, ajo tha se bashkëpunimi me Odën e Avokatëve të Kosovës është një fakt që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë në shumë sfera.

 
Ajo vlerësoj të kënaqshme bashkëpunimin e deri tashëm në mes Odës së avokatëve të Kosovës dhe Unionit të Avokatëve të Turqisë dhe në këtë aspekt, Ozan ritheksoi mbështetjen e Ambasadës së Turqisë në Kosovë për thellimin e këtij bashkëpunimit edhe në sfera tjera të identifikuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)