Ambasadori Minxhozi vizitoi Gjykatën Supreme të Kosovës
Prishtinë, 3 qershor - Kryetari i Gjykatës Supreme Fejzullah Hasani i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, pritën në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.
Kryetari i Gjykatës Supreme Hasani pasi uroj mirëseardhje ambasadorit, njoftoi për sfidat dhe të arriturat e sistemit gjyqësor në Kosovë.
Me theks të veçantë Hasani foli për reformën gjyqësorë pikërisht për kompetencat të cilat i ka aktualisht Gjykata Supreme ku ai e drejton.
Ambasadori i Shqipërisë Minxhozi, u shpreh i kënaqur me punën që bënë gjyqësori në Kosovë, duke theksuar vullnetin e mirë që në një të ardhme të bëhen organizime të përbashkëta të tryezave me qëllim të shkëmbimit të përvojave në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në segmentin e drejtësisë e veçmas të gjyqësorit.
Në vazhdim Hasani shprehu gatishmërinë dhe interesimin e tij për të kontribuar në evidentimin e problemeve gjyqësore që kanë të dyja vendet, Kosovë Shqipëri, me qëllim të funksionimit dhe përmirësimit tërësor, rritjen e efiçencës dhe performancën e sistemit të drejtësisë.
Në fund, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se në të dyja vendet duhet të minimizohen ndërhyrjet politike në institucionet e drejtësisë me qëllim të funksionimit të pavarur të tyre.