22 Dhjetor 2024

Ambasadori Dell do t’i dhurojë paisje Policisë së Kosovës

Prishtinë, 18 qershor - Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher Dell, do t’i dorëzojë Policisë së Kosovës paisje me vlerë prej përafërsisht 345,000 dollarëve të SHBa-ve, në një ceremoni te organziuar sot në Sallën e Konferencave të Stacionit Qendror të Policisë Rajonale të Prishtinës.

Paisjet përfshijnë syze për vëzhgim natën, sisteme të kamerave, dhe paisje të teknologjisë informative, si p.sh. analizues të spektrit. Këto janë siguruar nga ICITAP-i i SHBA-ve (Programi Ndërkombëtar i Mbështetjes për Trajnim për Hetimet e Krimit).

Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)