15 Janar 2025

Ambasadori amerikan në Serbi, viziton Shtabin e KFOR-it

Prishtinë, 13 mars - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, pati një takim me ambasadorin amerikan në Serbi, shkelqësinë e tij Michael D. Kirby, në kampin \"Film City\" Shtabin qendror të NATO-s,KFOR-it në Prishtinë.

Gjatë vizitës së tij në Shtabin e KFOR-it, shkelqësia e tij Michael D. Kirby diskutoi me Gjeneralin Figliuolo shumë tema në lidhje me zhvillimet më të fundit të sigurisë dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë.

Shkelqësia e tij Kirby theksoi rolin vendimtar të KFOR-it në sigurimin në mënyrë të paanshme të një mjedisi të sigurtë në Kosovë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ai gjithashtu theksoi respektin e lartë që autoritetet serbe kanë për KFOR-in, duke e konsideruar atë të jetë element kryesor stabiliteti në Kosovë, duke përmirësuar kështu sigurinë e përgjithshme të rajonit të Ballkanit. Në takimin i cili u mbajt në Shtabin qendror të KFOR-it mori pjesë edhe ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Ata gjithashtu u përqendruan në progresin pozitiv të arritur gjatë bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe akterëve të tjerë rajonal të sigurisë.

Komandanti i KFOR-it e shfrytëzoi rastin për të shprehur mirënjohjen e tij për kontributin dhe mbështetjen e SHBA-ve, duke theksuar profesionalizmin dhe angazhimin e anëtarëve të shërbimit të SHBA-së që nga viti 1999 si pjesë e misionit të KFOR-it.

Aktualisht kontingjenti amerikan përbëhet nga rreth 700 ushtarë, duke pasur epërsinë e Grupit Shumëkombësh të Luftarak Lindje, me bazë në  Kampin \"Bondsteel\", dhe trupa të tjera amerikane janë pjesë e Stafit të Shtabit qendror të KFOR-it në kampin \"Film City\".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)