Ambasada Gjermane dhe Fraceze përkujtojnë viktimat e Luftës së Parë Botërore
Prishtinë, 11 nëntor - Me rastin e përvjetorit të 99 të armëpushimit Ambasada Gjermane dhe Ambasada Franceze në Prishtinë brenda një organizimi të përbashkët do t’i përkujtojnë viktimat dhe përfundimin e Luftës së Parë Botërore.
Ngjarja përkujtimore mbahet sot në varrezat ortodokse në afërsi të shtabin qendror të KFOR-it, kampin “Film City”, në Prishtinë.
Nënshkrimi i armëpushimit në Compiègne, më 11 nëntor 1918, i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore.
Përkujtimi i përbashkët është shprehje e miqësisë gjermano-franceze dhe një simbol për mundësinë e pajtimit në Ballkan.