Ambasada franceze diskuton rreth parandalimit të dhunës në bazë gjinore
Prishtinë, 10 dhjetor - Me rastin e përmbylljes së fushatës ndërkombëtare për parandalimin e dhunës në baza gjinore, Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me OJQ-në Grupi kosovar për Avokim, organizon një konferencë me fokus dhunën në baza gjinore, kundër grave nga pakicat rome, ashkali dhe egjiptiane (RAE).
Gra nga fusha e politikës dhe gazetarisë dhe aktiviste të shoqërisë civile nga Kosova do të diskutojnë rreth mënyrave dhe mekanizmave për të parandaluar dhunën në bazë gjinore.
Hapja e tryezës së rrumbullakët do te behet nga Zonja Marie-Christine Butel, Ambasadore e Francës në Kosovë, si dhe Zonja. Mimoza Gavrani – Presidente e OJQ-se Grupi Kosovar per Avokim.