Ambasada e SHBA-ve reagon ndaj sulmit të punëtorëve në veri
Prishtinë, 28 shtator - Ambasada e SHBA-ve e dënon fuqimisht sulmin dhe dhunën e sotme të drejtuar në grupin multietnik të 41 punëtorëve të cilët ishin të punësuar në projektin e përkrahur nga USAID për përkrahjen dhe përmirësimin e jetesës së komuniteteve në Mitrovicën veriore.
Viktimat e sulmit ishin Serb dhe Shqiptarë të Kosovës, Boshnjak dhe të tjerë. Të gjithë ata ishin thjesht qytetarë të rëndomtë të cilët punonin për kafshatën e gojës për veti dhe familjet e tyre gjersa punonin në projektin e hartuar për përmirësimin e jetës në komunitetin e tyre pastrimi mjedisor ishte identifikuar si prioritet nga banorët lokal.
Ne dënojmë përdorimin e dhunës dhe sulmin e kryer nga personat të cilët ndjekin agjendën politike të së kaluarës dhe të cilët minojnë mirëqenien publike dhe të drejtën e njerëzve për të fituar për kafshatën e gojës dhe për të përmirësuar ekonomin edhe shoqërinë e komunitetit.