07 Maj 2024

Ambasada e SHBA-ve dhuroi tri automjete për FSK-në

Prishtinë, 17 prill - Ministri i FSK-së, Agim Çeku, pranoi një donacioni për FSK-në prej tri (3) automjeteve në vlerë prej 160.000 dollarëve, nga  ambasadorja e SHBA-ve, në Prishtinë Tracey Jocobson. 

Ceremonia u mbajt në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë. Në ceremoni morën pjesë komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendësministri Bejtush Gashi, komandanti i KFT-së gjeneralmajor Rrahman Rama, gjeneralbrigade Imri Ilazi e Gëzim Hazrolli, atasheu ushtarak i SHBA-së, në Prishtinë, koloneli James Kott, si dhe oficerë të lartë të FSK-së, dhe pjesëtarët e Kompanisë së deminimit të FSK-së. 

Me këtë rast, ministri i FSK-së Agim Çeku ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ambasadoren Tracey Jocobson për ndihmën që po japin për Kosovën dhe FSK-në.

Kjo ndihmë për ne është shumë e rëndësishme, sepse me këtë po i rrisim kapacitetet e deminimit. Për FSK-në kjo ndihmë është shumë me rëndësi, kur dihet se mjetet e pashpërthyera në Kosovë, paraqesin rrezik të madh për qytetarët e Kosovës.

Faktet dëshmojnë se nga këto mjete kanë humbur jetën mbi 115 qytetarë dhe mbi 400 të tjerë kanë mbetur me pasoja për tërë jetën.

Kompania e deminimit të FSK-së ka hulumtuar mbi 700.000 metra katrorë dhe kjo dëshmon më së miri punën profesionale të deminerëve të cilët kanë shkatërruar mbi 835 mjete të pashpërthyera.

Dy ekipe të EOD-së, kujdestarojnë 24 orë në 7 ditë, të cilët kanë intervenuar mbi 774 raste dhe kanë shkatërruar mbi 1440 mjete të pashpërthyera.

Me këtë po dëshmojmë se FSK-ja ka ndërtuar kapacitete profesionale të deminimit, me të cilët jemi të gatshëm të marrin pjesë kudo në misione paqeruajtëse në botë.

Ndërsa ambasadorja e SHBA-ve Tracey Jocobson, ka thënë se SHBA është krenare që po e mbështesim FSK-në, me automjete për t’ia siguruar një jetë më të sigurt të gjithë qytetarëve të Kosovës, kur dihet se në Kosovë, ka shumë fusha të minuara që ende nuk janë të zbuluar dhe të tjera të pazbuluara.

\"Unë jam e bindur se këto automjete do të jenë në shërbim 24 orë për EOD-n dhe do shërbejnë për të gjithë qytetarët e Kosovës\", theksoi ajo.

Në fund ambasadorja Jocobson tha se vet logot në automjete janë dëshmi e një partneriteti tonë të përbashkët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)