16 Janar 2025

Ambasada Amerikane dhuron pajisje për Policinë Kufitare dhe Doganën

Prishtinë, 20 tetor - Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit për Kontroll të Eksportit dhe çështjet lidhur me Sigurinë e Kufijve (EXBS) ka bërë dorëzimin e donacionit, pajisje për Policinë Kufitare dhe Doganën e Kosovës.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni në vlerë prej 392,000 dollarësh ishte i pranishëm ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ministri i Financave z. Abdullah Hoti dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg T. Delawie.

Me ketë rast, ministri Hyseni tha se kjo ceremoni është vetëm edhe një akt riafrimi i përkushtimit dhe përkrahjes së ShBA-vë që i kanë dhënë shtet-ndërtimit të Kosovës që nga ditët e para pas shpalljes së pavarësisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës, përkrahje e pazëvendësueshme në ndërtimin e institucioneve, në ndërtimin e kapaciteteve për tu konfrontuar dhe përballur me të gjitha sfidat profesionale me të cilat në  këtë rast përballet Policia e Kosovës dhe Dogana”, tha ministri Hyseni.

Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ministri Hyseni u zotua se kjo përkrahje do të kthehet me rezultate konkrete për të luftuar krimin ndërkufitar, për të siguruar që çdo gjë që lidhet me sigurinë në kufi, të jepen rezultatet të kapshme.

Ndërsa ambasadori Delawie tha se këto pajisje të dhuruara do të rrisin kapacitetet e Policisë së Kosovës dhe doganave për të kryer vëzhgimin dhe kontrollin e kufirit dhe për operacionet parandaluese.

“Këto do tu ndihmojnë autoriteteve në luftimin e krimit dhe terrorizmit ndërkufitar dhe zbulimin e rrezatimit dhe identifikimit e materialit për shkatërrim në masë dhe materialeve të ngjashme. Sundimi i ligjit, siguria rajonale dhe zhvillimi ekonomi k janë tri prioritete e mia gjatë mandatit në Kosovë”, tha ambasadori amerikan, Delawie.

Ministri i Financave, Abdullah Hoti gjithashtu falënderoi qeverinë amerikane për dhurimin e këtij donacioni, duke u shprehur se me këtë u ndihmohet doganave të Kosovës të rrisin kapacitetet në inkasimin e të hyrave në Republikës së Kosovës. Ai tha se Dogana është institucioni më i rëndësishëm brenda vendit sepse siguron mbi 60 për qind të hyrave tona.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)