Ambasada amerikane dënon sulmin ndaj RTK-së
Prishtinë, 23 gusht - Ambasada amerikane dënon sulmin e mbrëmshëm me minahedhës në drejtim të hapsirave të Radio-Televizionit të Kosovës, duke e parë ate si një sulm shtesë kundër demokracisë Kosovare dhe avancimit të mundimshëm të Kosovës drejt integrimeve Euro-Atlantike.
Një grup i vogël paftyrësh tanimë sipas ambasades ka shtuar edhe një sulm mbi lirinë e mediave në listën e saj të sulmenve kundër parimeve demokratike dhe vlerave Euro-Atlantike.
\"Kosova është më e mirë se kaq. Ambasada amerikane fuqimisht përkrahë përpjekjet e institucioneve Kosovare për sundimin e ligjit në hetimin e këtyre krimeve.\"
\"Qëndrojmë pran qytetarëve të Kosovës duke i kundërshtuar ata të cilët më parë do të shërbeheshin me taktika terroriste, sesa me ato të njerëzve të lirë dhe demokratik\", thekson ambasada amerikane.