A.M. ish prokuror gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren
Prizren, 5 dhjetor - Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se sot rreth orës 9:30 personi me inicialet A.M., - ish prokuror është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren, pas raportimit nga anëtarët e familjes së tij.
Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rasti është është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.