15 Janar 2025

Allen siguroi Hysenin në përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën

Prishtinë, 4 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ka pritur në takim gjeneralin amerikan  John Allen, i dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-ve për Koalicionin  Global Kundër ISIS.

Temë bisede në këtë takim ishte çështja e luftëtarëve të huaj dhe radikalizmit dhe për nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit rajonal, për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Me këtë rast, ministri Hyseni ka folur për masat që ka marrë Republika e Kosovës për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës, janë të përkushtuara për të luftuar këtë dukuri, prej së cilës as edhe një vend në botë nuk është imun”, tha ministri Hyseni.

Ndërsa gjenerali amerikan, John Allen, siguroi ministrin Hyseni në përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Ai përgëzoi Kosovën në hapat që ka ndërmarrë ne luftimin e terrorizmit, si dhe për miratimin e Ligjit që sanksionon qytetarët e Republikës së Kosovës në përfshirjen e luftërave të huaja.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)