04 Maj 2024

Ali Hasani e Agim Ademi shpallen fajtor për vrasje

Prishtinë, 4 shkurt - Më 3 shkurt 2014, Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka nxjerrë aktgjykimin lidhur me një rast të vrasjes në të cilin përfshihen tre të pandehur, Ali Hasani, Agim Ademi dhe Fehmi Hasani.

Gjykata  e shpalli fajtor të pandehurin Ali Hasani për veprat ‘Vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose përdorim të paautorizuar të armëve’ dhe e dënoi atë me një dënim të përgjithshëm prej 16 vjet e gjysmë burgim. Gjykata, po ashtu, e shqiptoi dënimin shtesë për konfiskimin e revoles së shfrytëzuar nga Ali Hasani për t’i kryer veprat penale.

I pandehuri i dytë, Agim Ademi, u shpall fajtor për veprën ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe u dënua me gjashtë muaj burgim, i cili nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës një vjeçare të verifikimit.

Agim Ademit iu shqiptua dënimi shtesë për konfiskimin e pushkës automatike.

Gjykata e liroi të pandehurin e tretë Fehmi Hasani nga të gjitha akuzat.

Është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se Ali Hasani qëllimisht e ka shfrytëzuar revolen në atë mënyrë duke e drejtuar dhe duke shtënë dy herë në drejtim të Bekim Ademit, i cili ishte duke qëndruar brenda kafenesë Kroni në Mitrovicë më 3 korrik 2012, ku ishin të pranishëm përafërsisht 28 njerëz të tjerë. 

Me veprimet e tij, Ali Hasani e ka privuar me dashje nga jeta Bekim Ademin duke e goditur me një plumb në gjoks, duke i shkaktuar një plagë e cila për pasojë solli vdekjen e tij. 

Me këtë veprim, Ali Hasani e rrezikoi po ashtu me qëllim të mundshëm edhe jetën e secilit prej personave të pranishëm brenda në kafene. Duke e bërë këtë Ali Hasani i kreu dy vepra penale njëkohësisht. 

Po ashtu, u vërtetua përtej dyshimit të bazuar se Agim Ademi e ka shfrytëzuar një pushkë gjysmë automatike në mënyrë kërcënuese dhe frikësuese dhe në atë mënyrë që pas një konflikti verbal me të pandehurit Ali dhe Fehmi Hasani ai shtiu në ajër nga kjo armë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)