15 Janar 2025

Aleksandër Lumezi pranon detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Prishtinë, 22 prill - Në një ceremoni të organizuar sot, Aleksandër Lumezi edhe zyrtarisht ka filluar punën si Kryeprokuror i ri i Shtetit, pas dorëzimit të detyrës që ju bë nga ushtruesi i detyrës së deritanishëm të kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha.

Në fjalën e tij gjatë dorëzimit të detyrës, Sylë Hoxha tha: “Sot kam nderin dhe kënaqësinë që në praninë tuaj të bëjë dorëzim pranimin e funksionit të Kryeprokurorit të Shtetit tek z. Aleksander Lumezi.

Dje Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Jahjaga në bazë të propozimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka emëruar z. Lumezi Kryeprokuror të Shtetit.

Për mua personalisht dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës është një satisfakcion shkresa e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimi i Presidentes së Republikës për emërimin e z. Lumezi, Kryeprokuror të Shtetit, duke konfirmuar se Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka udhëhequr një proces të drejtë, të paanshëm, pavarur dhe transparent lidhur me përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

Pa dyshim se  Kryeprokurorin e ri të Shtetit, z. Lumezi e presin shumë sfida, në realizimin e objektivave të tij të para me koncept dokumentin e paraqitur dhe elaboruar para Këshillit Prokurorial.

Realizimi i këtyre objektivave dhe tejkalimit të këtyre sfidave,  kërkon përkrahje dhe mbështetje në radhë të parë të gjithë neve në sistemin prokurorial.  Andaj, unë ftoj të gjithë Kryeprokurorët, prokurorët dhe stafin mbështetës që me tërë potencialin të punojnë dhe mbështesin Kryeprokurorin Lumezi në realizimin e objektivave të tij.

Unë personalisht në kapacitet timin si Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren dhe anëtar i Këshillit Prokurorial do të bëj maksimumin që të i ofroj mbështetje dhe përkrahje në realizimin e objektivave të tij.

Dhe në fund shfrytëzoj rastin që z. Lumezit si Kryeprokuror i Shtetit t’i uroj sukses në punën e tij, duke besuar fuqishëm që gjatë mandatit të tij Prokurori i Shtetit dhe sistemi prokurorial do të ngrit në një nivel edhe më të lartë rezultatet në luftimin e kriminalitetit në Kosovë”.

Ndërsa, Kryeprokurori i ri i Shtetit Aleksandër Lumezi, pasi pranoi detyrën, tha: “Unë shfrytëzoj rastin të falënderoj Kryeprokurorin Hoxha dhe të gjithë Ju për pjesëmarrjen në këtë ceremoni të dorëzim pranimit të funksionit të Kryeprokurorit të Shtetit.

Duke qenë kjo paraqitja ime e parë në këtë funksion pas emërimit nga Presidentja e Republikës, unë dua që përmes kësaj paraqitje të ri konfirmoj para jush dhe qytetarëve të Kosovës se në 7 vitet e ardhshme në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit do të udhëhiqem nga parime dhe standarde të larta në luftimin e kriminalitetit në Kosovë, duke i dhënë prioritet luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe veprave penale tjera karakteristike.

Synim i imi personal do të jetë ndërtimi i mëtutjeshëm i një sistemi prokurorial stabil dhe efikas i bazuar në vlera dhe standarde ndërkombëtare, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie në pajtim me Kushtetutë dhe ligj.

Suksesi dhe arritja e rezultateve konkrete kërkon bashkëpunim dhe koordinim në radhë të parë në mes të prokurorive dhe prokurorëve, i cili bashkëpunim dhe koordinim duhet të zgjerohet tutje edhe me institucione dhe agjenci tjera që zbatojnë ligjin, me qëllim që të krijojmë një ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët e Kosovës, për investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë, ku të gjithë ndihen të barabartë para ligjit pavarësisht pozitës që kanë në shoqëri.

Gjatë ushtrimit të funksionit tim, do të sigurohem që të gjithë ata që kanë vepruar në kundërshtim  me ligjin mos të ndihen mirë dhe të qetë, pasi që forca e ligjit dhe e shtetit do zbatohet kundër tyre pa kompromis.  Sundimi i ligjit dhe vënia e drejtësisë do të jetë udhërrëfyes për mua gjatë 7 viteve të ardhshme”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)