Aleanca e Gruas së Kosovës vizitoi familjen e Donjeta Pajazitaj
Aleanca e Gruas së Kosovës e indinjuar për tragjedinë që i ndodhi Donjeta Pajazitaj-të nga Strellci i Deqanit, ngre zërin e saj për t\'i bërë thirrje organeve të hetuesisë që ta zbardhin sa më parë vrasjen e mistershme të saj në moshën 24 vjeçare.
Donjeta ishte njëra nga lulet që e shkëputën nga jeta në moshën më të bukur të saj.
Fatkeqësisht, kjo nuk është njëra ndër rastet e para që ndodhin në vendin tonë, vrasësit e tillë duhet të dënohen pa u kursyer me dënimin e merituar.
Kujtojmë që tragjeditë e tilla, zanafillën e tyre e kanë që nga dhuna që i ushtrohet femrës në përgjithësi në vendin tonë.
Obligimi i organeve fillimisht të hetuesisë, e pastaj të drejtësisë, është aq e madhe sa kjo vajzë e shkretë u vra në mënyrën më të vrazhdë të mundur dhe po aq e madhe sa kjo vajzë la pas një dhimbje të pashterrshme në familjen e saj.