Aleanca e Gruas kërkon lirimin e Blerim Kuçi
Prishtinë, 19 prill - Aleanca e Gruas së Kosovës në mbledhjen e KD-së, të mbajtur me 19 prill 2011, diskutoi me vëmendje të veçantë zhvillimet e fundit në skenën politike të Kosovës.
Këshilli Drejtues i Aleancës së Gruas së Kosovës me këtë rast reagon në lidhje me arrestimet dhe përndjekjet e ish-ushtarëve të UÇK-së, përndjekje të cilat kanë prapavijë politike dhe qëllim të diskretitimit të vlerave të Luftës Çlirimtare.
Anetaret e Aleancës së Gruas së Kosovës, me theks të veçantë shprehin shqetësimin e thellë për burgosjen e Blerim Kuçi, kryetar i Degës së AAK-së në Therandë, kryetar i komunës së Therandës dhe Sekretar Organizativ i AAK-së.
Këshilli Drejtues i AGK-së mbështetë fuqishëm qëndrimin parimor të Kryetarit Blerim Kuçi, duke qenë të bindur se puna e tij në Komunën e Therandës dhe në aktivitetet tjera është e nivelit më të lartë.
Kuqi dhe ish ushtarët e UÇK-së, pjestarët e së cilës luftuan për të mbrojtur, në radhë të parë, pragun e shtëpisë, fëmijët dhe familjet tona, nga pushtuesi serb i cili la pas rreth 15 mijë të vrarë, mijëra të zhdukur, mijëra gra të dhunuara e qindra mijëra shtëpia të shkatërrura. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe pikërisht për këtë arsye edhe NATO- ndërmori aksionin ushtarak.
Aleanca e Gruas së Kosovës i bënë thirrje EULEX-it që të punojë në ndëshkimin e kriminelëve të vërtetë të luftës, që shkaktuan dhjetëra mijëra viktima në Kosovë.
Gjithashtu AGK kërkon nga EULEX-i që të punojë sipas parimeve më të larta të drejtësisë dhe të mos ndërprejë punën e institucioneve, në këtë rast, të Kryetarit të zgjedhur me votën e lirë dhe në formë demokratike nga qytetarët e Komunës së Therandës.