Albin Kurti dërgohet në burgun e sigurisë së lartë
Prishtinë, 29 nëntor - Në burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, në rrethinën e Podujevës, i cili është ndërtuar për ata që akuzohen dhe dënohen për korrupsion dhe për të burgosur tjerë të rrezikshmërisë së lartë, mbremë është dërguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i arrestuar pas manifestimit të opozitës në qendër të Prishtinës, pasi qëndroi për më shumë se një javë në arrati.
Sapo i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, kolona e automjeteve policore e ka shoqëruar Albin Kurtin e Vetëvendosjes drejt burgut më të ri dhe më të sofistikuar në Kosovë.
Kurti dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës
/kallxo.com/