Alban Thaçi lirohet nga akuza për korrupsion
Prishtinë, 1 mars - Gjykata Themelore e Prishtinës, në trupin gjykues të përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendas, i kryesuar nga njëri gjyqtar i EULEX-it e hodhi poshtë akuzën për shpërdorim të pozitës zyrtare kundër Alban Thaçit për shkak se prokurori i këtij rasti e tërhoqi gojarisht akuzën kundër këtij të pandehuri.
Gjykimi kundër shtatë të pandehurve të tjerë në këtë rast, në mesin e të cilëve Ilir Tolaj, ish-Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bujar Bukoshi, ish-Ministër i Shëndetësisë është duke vazhduar.
Rastin është duke e ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (SPRK).