Akuzon ministrinë e Rexhepit për ryshfet
Prishtinë, 11 dhjetor - Pronari i kompanisë SFK Security ka akuzuar direkt zyrtarë të Ministrisë të Punëve të Brendshme se i kanë kërkuar 20 për qind të vlerës së tenderit si kusht për ta fituar atë.
Për tenderin në vlerë prej 70 mijë euro, për sigurimin fizik të objekteve të MPB-së, pronari i SFK Security, Shefqet Damka tha se i kanë kërkuar 15 mijë euro ryshfet.
Damka, ka bërë të ditur për gazetën Zeri se para pak kohësh, përmes postës elektronike ka kërkuar nga sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) Ilhami Gashi një termin për takim, ku ka pasur për qëllim ta informojë atë për problemin që ka me inkasimin e mjeteve dhe kërkimin e mitos nga zyrtarë të kësaj ministrie.
Por, pak kohë pas pranimit të e-mailit, ai iu është drejtuar me një e-mail zyrtarë me vetëm pesë fjalë.
Pse duhet të me takoni?thuhet në e-mailin zyrtar, që Gashi i ka dërguar pronarit të kompanisë së sigurimeve.
Por, pasi që Damka ka marrë këtë e-mail, ai i dëshpëruar është mundura që ti shpjegojë problemin sekretarit Gashi, por vetëm përmes postës elektronike, pasi që takimi më të ka qenë i pamundur.
Damka përmes postes elektronike i ka treguar Gashit se kompania e tij \"SFK-Security\" dy vite ka qenë kontraktor i MPB-së për kryerjen e shërbimeve të sigurimit fizik të objekteve të ministrisë në të gjitha regjionet e Kosovës.