15 Janar 2025

Aktivisti Atdhe Arifi rikthehet në paraburgim

Prishtinë, 25 korrik - Aktivisti i Vetëvendosjes, Atdhe Arifi është kthyer në paraburgim nga vuajtja e masës së arrestit shtëpiak.

\"Edhe një herë, policia ka vendosur që të tregohet e padrejtë e agresive me aktivistët e zellshëm\", thuhet në një reagim të Vetëvendosjes.

Arifi që ka 11 muaj duke u privuar prej lirisë, i është caktuar masa e paraburgimit deri më 25 shtator. Sot, policia e ka marrë atë në shtëpi, për ta dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, me arsyetimin se nuk e ka zbatuar masën e arrestit shtëpiak. Sipas VV-së, bëhet fjalë për datën 6 korrik, kur Arifi kishte provim në degën e Arkitekturës, në lëndën ‘Organizimi dhe teknikat e ndërtimit’.

\"Ky provim i paraparë për datën 5 korrik, ishte shtyrë për një ditë, me datë 6. Për këtë provim, që Arifi e ka kaluar me sukses, ekzistojnë edhe dëshmi për shtyrjen me datën 6 korrik\", thuhet në reagimin e VV-së.

VV konstaton se Arifi ka mbajtur tre muaj paraburgim dhe nëntë të tjerë arrest shtëpiak për asnjë faj.

\"Të gjitha këto vuajtje të padrejta të Arifit e tre bashkaktivistëve të tjerë që po vazhdojnë të mbahen në arrest shtëpiak, ia detyrojmë këtij pushteti kriminal. Ne e dimë që ky pushtet e kalon kohën duke ideuar dhe ekzekutuar planet për akuza ndaj Vetëvendosje dhe këtë kohë është duke u marrë me Atdhe Arifin, Adea Batushën, Egzon Halitin e Frashër Krasniqin\", thuhet në reagim.

Sipas VV-së, sa herë që legjitimiteti i këtij pushteti bie, shpërfaqja e egërsisë me aktivistët e Lëvizjes rritet.

\"Tash që PDK ka humbur në zgjedhje, njerëzit e zyrave të PDK-së i akuzuan këta katër aktivistë të pafajshëm me akuza të montuara\", thuhet më tej në reagimin e VV-së.

Ky subjekt njofton se, në kohën e njëjtë u janë refuzuar edhe lejet edhe për çështje shëndetësore për këta aktivistë \'si për t’u vërtetuar edhe publikisht që po mbahen aty nëpërmjet montimit të procesit absurd\'.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)