Aktivistë te Vetëvendosjes sulmojnë veturen e kryeministrit Mustafa
Prishtinë, 9 shtator - Vetura e kryeministrit të Kosovës është sulmuar sot gjatë kohës kur ai duke shkuar në punë në zyrën e tij në qeveri.
Sulmi ka ndodhur nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kësaj radhe kanë përdorur ngjyrën si mjet sulmi ndaj veturës së kryeministrit.
\"Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur ngjyrë në veturën e Isa Mustafës derisa ai po shkonte në zyrën e tij në Qeveri.
Ne duam t\'ia kujtojmë Mustafës se nuk mund ta defunksionalizojë shtetin e Kosovës përmes krijimit të Zajednicës\", thekson VV.