Aktivistë të Vetëvendosjes sulmojn serish Kryeministrin Mustafa
Prishtinë, 6 tetor - Kryeministri Isa Mustafa, para pak minutash është gjuajtur me vezë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.
Policia ka arrestuar dy aktivistë të Lëvizjes.
\"Isa Mustafa po e mbron me çdo kusht \"Zajednicën\" e tij. Edhe kur zyrtarët e Serbisë, me të cilët ai ka bërë marrëveshje, e quajnë vendin tonë ISIS dhe e pengojnë në çdo nismë ndërkombëtare. Isa Mustafa vazhdon të jetë i përbetuar ndaj \"Zajednicës\"
\"Ne nuk do të lejojmë funksionimin normal të qeverisë së tij, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë\", thekson Vetëvendosje.