Aktgjykimi për një rast të terrorizmit
Gjilan, 17 tetor - Një trup gjykues i përbashkët i përbërë prej gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe atyre vendas në Gjykatën Themelore në Gjilan i ka dënuar 10 persona me një dënim të përgjithshëm me burgim prej 59 vite e 9 muaj për veprën e terrorizmit dhe organizimit/pjesëmarrjes në një grup terrorist.
Trupi gjykues kishte gjetur se të pandehurit e kishin themeluar një grup shumë të organizuar, i cili e kishte kryer një sulm të armatosur mbi post-bllokun serb afër Bujanovcit në vitin 2012.
Trupi gjykues, në arsyetimin e vet, kishte ardhur në përfundim se grupi kishte për qëllim nxitjen e një konflikti në Luginën e Preshevës në mënyrë që ta shtyjë bashkësinë ndërkombëtare që të intervenojë.
Valon Jashari u shpall fajtor për terrorizëm dhe organizim të grupit terrorist dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej 9 vjet burgim dhe një gjobë prej 1,000 Euro.
Skënder Jashari u shpall fajtor për terrorizëm dhe organizim të grupit terrorist dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej 8 vjet burgim.
Gazmend Lakna u shpall fajtor për terrorizëm dhe organizim të grupit terrorist dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej 5 vjet e 6 muaj burgim.
Gazmend Xhemshiri u shpall fajtor për terrorizëm dhe organizim të grupit terrorist dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej 6 vjet e 6 muaj burgim.
Qëndrim Rexhaj u shpall fajtor për terrorizëm dhe organizim të grupit terrorist dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej 5 vjet e 6 muaj burgim.
Muhamed Aliu u shpall fajtor për terrorizëm dhe organizim të grupit terrorist dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej 5 vjet e 6 muaj burgim.
Skender Selmani u shpall fajtor për terrorizëm dhe organizim të grupit terrorist dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej 5 vjet e 6 muaj burgim.
Enver Musolli u shpall fajtor për terrorizëm dhe organizim të grupit terrorist dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej 6 vjet e 6 muaj burgim.
Abdullah Zogaj u shpall fajtor për terrorizëm dhe organizim të grupit terrorist dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej 5 vjet e 6 muaj burgim.
Jeton Shabani u shpall fajtor për furnizim të paautorizuar dhe shitje dhe përdorim të armëve dhe u dënua me një dënim të përgjithshëm prej 2 vjet e 2 muaj burgim.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK). Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.