25 Dhjetor 2024

Aktgjykimi për droge: 23 vite burgim dhe gjobitje me 35.000 euro

Prishtinë, 8 gusht - Një trup gjykues i përbërë nga gjykatës kosovarë dhe të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, më 5 gusht 2011 nxori aktgjykimin kundër Anton Sylës, Villson Drenit, Driton Sylës dhe Antal Vargës, të akuzuar për përfshirje në krim të organizuar, shitblerje të narkotikëve dhe posedim apo përdorim ilegal të armëve.

Të akuzuarit janë liruar nga akuzat për krim të organizuar, por që të katërtit u shpallën fajtor për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paligjshme të substancave narkotike të rrezikshme. Përveç kësaj, Anton Syla dhe Villson Dreni u shpallën fajtor për veprën penale, pronësi, kontroll, posedim dhe përdorim të paautorizuar të armëve.

Anton Syla u dënua me shtatë (7) vite burgim dhe me gjobë prej 10.000 €, Villson Dreni me gjashtë (6) vite dhe tre (3) muaj dhe 9.500 €, Driton Syla me pesë (5) vite dhe 8.000 €, dhe Antal Varga me katër (4) vite dhe gjashtë (6) muaj dhe 7.000 euro.

Të akuzuarit kanë afat prej 15 ditësh të ankohen kundër këtij vendimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)