Aktgjykim shfajësues në Prizren
Trupi gjykues i shpalli të pandehurit Skender Nimani, Marjan Kçira, Tun Kçira, Selim Kastrati dhe Afrim Berisha të pafajshëm në lidhje me veprën penale Zhvatje, ndërsa i pandehuri Nezir Kryeziu u shpall i pafajshëm për veprën penale Kontraktimi i përfitimit jo proporcional nga prona.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror vendas. Palët kanë të drejtë ankese.