Aktgjykim përfundimtar në një rast për vrasje të dyfishtë
Prishtinë, 28 maj - Një trup gjykues i përbërë prej vendorëve dhe ndërkombëtarëve, dhe i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme, të premten më 25 maj 2012 e premte, ka hedhur poshtë ankesën e të pandehurit Hasan Beqiri kundër vendimit të shkallës së dytë.
Beqiri është shpallur fajtor dhe është dënuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe pronësi, posedim dhe kontroll ose përdorim i paautorizuar i armëve.
Gjykata e shkallës së parë e ka dënuar Beqirin me një dënim të përgjithshëm prej njëzet e dy (22) vite burgim. Pas ankesës, Gjykata Supreme e ka anuluar vendimin dhe e ka dërguar rastin për rigjykim. Trupi gjykues e shpallë Beqirin sërish fajtor dhe e dënon me njëzet e dy (22) vite burgim. Dënimi është ndryshuar dhe plotësuar pas ankesës, dhe i pandehuri dënohet me dënim të përgjithshëm prej njëzet e pesë (25) vite burgim.
Në vendimin e fundit, Gjykata Supreme refuzon ankesën e të pandehurit si të pabazuar dhe konfirmon aktgjykimin e shkallës së dytë të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Hasan Beqiri është akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve, Ardian Leci dhe Dritan Leci, në fshatin Babimoc, Komuna e Obiliqit. Vrasja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me pronësinë e një ngastre me tokë bujqësore.