Aktakuzë për vepër penale kanosja e kandidatit
Pejë, 13 qershor - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit M.M. për vepër penale Kanosja e kandidatit nga neni 211 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri M.M., më 30 maj 2017 në Brestovik të Pejës, ka kanosur të dëmtuarën S.M., që të tërheq kandidaturën e saj si kandidate për deputete në kuadër të partisë SLS në zgjedhjet parlamentare të Republikës së Kosovës të 11 qershorit 2017, në të kundërtën do të largohet nga vendi i punës ku ajo punon.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpall fajtor për veprën penale për cilën ngarkohet dhe ta dënojë sipas ligjit.