Aktakuzë për trafikim me njerëz dhe mbajtje të kundërligjshme të fëmijës
Sipas aktakuzës, i pandehuri R.F., më 8 maj 2003, në Gjilan, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, ka trafikuar fëmiun e posalindur të të dëmtuarës N.A., ashtu që pas lindjes e ka detyruar të njëjtën që pa pëlqimin e saj, në oborrin e Spitalit Regjional në Gjilan, t’ia japë fëmiun të pandehurës R.A.
Në këtë mënyrë, i pandehuri ka kryer veprën penale ‘’Trafikim me njerëz’’ nga neni 171 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndërsa, e pandehura R.A., në mënyrë të kundërligjshme ka marrë dhe ka mbajtur fëmiun e të dëmtuarës N.A., pa përfillur procedurat lidhur me marrjen dhe mbajtjen e fëmiut, nga institucioni përkatës.
Me këto veprime, e pandehura ka kryer veprën penale ‘’Marrja e kundërligjshme e fëmijës’’ nga neni 249 paragrafi 1 të KPRK-së.