Aktakuzë për Ryshfet dhe të Ushtrim të Ndikimit
Prishtinë, 26 gush Sot një prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër tre (3) të pandehurve. Një nga të pandehurit, është një punëtor i Gjykatës Supreme, akuzohet për veprën penale të Marrjes së Ryshfetit (neni 428, paragrafi 2, i Kodit Penal të Kosovës) dhe atë të Ushtrimit të Ndikimit (neni 431, paragrafi 1, i Kodit Penal të Kosovës). Të pandehurit e tjerë akuzohen për Dhënie të Ryshfetit (neni 429, paragrafi 2, i Kodit Penal të Kosovës) dhe Ushtrim të Ndikimit (neni 431, paragrafi 2, i Kodit Penal të Kosovës).
Aktakuzën e ka ngritur një Prokuror Ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pas një hetimi kompleks të kryer nga Prokuroria e EULEX-it, Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it.