Aktakuzë për rastin e vdekjes së vogëlushes Xheneta Gashi
Sipas aktakuzës i akuzuari B.E., në cilësi të personit përgjegjës pranë Komunës së Prizrenit, përkatësisht drejtor i Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, nga pakujdesia nuk ka ndërmarr masat për vendosjen e pajisjeve mbrojtëse përreth shtëpive para shembjes, në rrugën Marin Barleti në Prizren për të evituar rrezikun, në atë mënyrë që me datë 06.06.2016, rreth orës 15:30 minuta., fëmija Xh.G., e lindur me datë 07.08.2012 derisa ishte duke luajtur në rrugë nga shembja e shtëpisë pëson plagë në kokë dhe në trup, ashtu që nga plagët e marra ndërron jetë.
\"Me këto veprime i akuzuari B.E., ka kryer veprat penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe 2 të KP-ës dhe mos evitimi i rrezikut nga neni 370 paragrafi 1 të KP-ës\", thuhet në një kumtesë të Prokurorisë.