Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
Prishtinë, 25 nëntor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër L.L., për veprat penale, “Organizimi dhe Pjesëmarrja në Grupin Terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale njofton se e pandehura L.L., 08.12.2013 me vetëdije dhe vullnet të plotë përmes Aeroportit Ndërkombëtar te Prishtinës, ka udhëtuar në drejtim të Stambollit-Turqi, nga ku pastaj ka kaluar në destinacionin e saj në Siri, gjegjësisht në zonën e konfliktit, me qwllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste ISIS (Islamic State of Iraq and the Sham) dhe Al-Nusra të cilat veprojnë në Siri dhe Irak, ku ka qëndruar deri në momentin e kthimit në Kosovë më 20.04.2019.
Me këto veprime e pandehura L.L., ka kryer veprat penale, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.