17 Janar 2025

Aktakuzë për "Organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist'

Prishtinë, 29 shkurt - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit, F. B., për veprën penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nga neni 143 par. 2  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.B. nga muaji shkurt 2015 e gjer në dhjetor të vitit 2015, kur është kthyer në Republikën e Kosovës, ka qëndruar në Siri, ku iu është bashkangjitur organizatës terroriste “ISIS”.  Fillimisht në Siri, i pandehuri F.B. iu ka  nënshtruar trajnimeve teorike dhe praktike për përdorimin e armëve dhe bombës së dorës. Pas përfundimit te trajnimit është ngarkuar me armë zjarri AK 47, katër karikator të mbushur nga 30 plumba dhe me uniformë ushtarake pa emblemë.

Andaj me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale: Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)