16 Janar 2025

Aktakuzë për ofrimin e lokaleve për prostitucion

Pejë, 3 korrik - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.H. dhe V.Z. për vepër penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” nga neni 242 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, të pandehurit A.H. dhe V.Z. nga muaji shkurt 2017 e deri më 17 mars 2017, në bashkëveprim, si bashkëpronar ofrojnë vilat e tyre në Pejë,  dëshmitares K.B. për qëllime të prostitucionit, ashtu që kjo e fundit, në vilat e të lartcekurve kryente marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm, të cilët përpos që paguanin për shërbimet seksuale paguanin edhe të pandehurit për shfrytëzimin e vilave.

Të pandehurit me këto veprime, duke ofruar vilat e tyre dëshmitares K.B. për prostitucion, ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtoj dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i’u vihet në barë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)