16 Janar 2025

Aktakuzë për mundësimi ose detyrimi për prostitucion

Pejë, 10 mars - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit K.H. dhe të pandehurës A.Z. për shkak se të njëjtit secili veç e veç kanë kryer veprën penale mundësimi ose detyrimi për prostitucion nga neni 241 paragrafi 3 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.H. nga viti 2014, e në vazhdimësi deri në muajin nëntor të vitit 2016 në Pejë, me kanosje serioze e ka detyruar të dëmtuarën V.T. me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë një vajzë, që të merret me prostitucion, duke i gjetur klient të ndryshëm.

Ndërsa e pandehura A.Z. sipas aktakuzës në vitin 2014 në muajin nëntor, në Pejë, me kanosje serioze, e ka detyruar të dëmtuarën V.T. që të merret me prostitucion, në atë mënyrë që e njëjta i’a ka gjetur dy klientë.

Me këto veprime dy të pandehurit K.H dhe A.Z. kanë kryer veprën penale mundësimi ose detyrimi për prostitucion nga neni 241 paragrafi 3 të KPRK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)