16 Janar 2025

Aktakuzë për kontradandim me emigrantë dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prizren, 21 dhjetor - Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë për veprën penale “kontrabandim me emigrantë”, duke u bazuar në nenin 170, paragrafi 1 të Kodin Penal të Republikës së Kosovës,  kundër M.N. shtetas i Republikës i Kosovës, i lindur në vitin 1980,  në Prizren, banues në Brezovicë të Komunës së Shtërpcës.

Në aktakuzën e ngritur, ndër të tjera thuhet se: Shtetasi M.N. më datë 28 prill 2015, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë financiare, ju premton shtetasve M.V. dhe S.V. nga Komuna e Prizrenit,  së do t’i dërgojë nga Prizreni në Suboticë të Republikës së Serbisë dhe nga aty pa përfillë obligimet ligjore të kalimit të kufirit, do t’i dërgojë në Budapest të Hungarisë.

Gjithashtu po sot Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë (6) të pandehurve për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të pandehurit S. J., H. K., A. SH., H. B., A. G. dhe B. G, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër dhe shkaktimin e dëmit të një personi tjetër, ku me atë rast kanë shkelur me dashje Ligjin lidhur me detyrat e tyre zyrtare.

Të gjashtë të pandehurit me këtë kanë kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2.1, 2.2 dhe 2.4  lidhur me nenin 31 të  KP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)