17 Janar 2025

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prizren, 21 mars - Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare kundër të pandehurit I.A.

Në aktakuzë thuhet së i pandehuri I.A, në cilësi të personit zyrtarë (punonjës në një institucion qendrorë të Republikës së Kosovës), gjatë muajit shkurt të vitit 2013, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, i ka tejkaluar kompetencat e tij, duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, ashtu që një operatori ekonomik me seli të veprimtarisë në Prizren, i ka mundësuar të përfitojë materialisht.

Sipas prokurorit të rastit, i pandehuri I.A, me veprimet e tij ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)