Aktakuzë për disponim dhe ndërrim të mallit pa autorizim
Prokuroria Speciale njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri dhe personi juridik kanë kryer veprën penale “Disponimi dhe ndërrimi i mallit pa autorizim”, nga neni 29 të Ligji nr. 03/L-244 për Rezervat Shtetërore të Mallrave, me ç’rast të njëjtit përmes disponimit të paautorizuar të rezervës shtetërore (grurit), buxhetit të shtetit i kishin shkaktuar dëm prej 529.181.10 euro, dëm të cilën i pandehuri më pas e ka kompensuar.