Aktakuzë për dhënie ose marrja e ryshfetit lidhur me votën
Pejë, 5 korrik - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, ka dorëzuar aktakuzë kundër të pandehurit A.S. për vepër penale Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votën nga neni 215 paragrafi 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, i pandehuri A.S. me dt. 26.05.2017 rreth orës 15:26 minuta në fshatin Vitomeric Komuna Pejës, ka premtuar dhurata personit tjetër me të drejtë vote me qëllim që të votoj partinë NDS e cila udhëhiqet nga i pandehuri, ashtu që, i njëjti përmes rrjetit social facebook kishte dërguar mesazh personit D.S. dhe kishte kërkuar që të votohet kjo parti në këmbim me 50 dhe do të sigurohen edhe shpenzimet e rrugës.
I pandehuri me këto veprime duke premtuar dhënien e përfitimit prej 50 në këmbim të votës së votuesve ka përmbushur elementet e veprës të përshkruar sikur më lart.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtoj dhe ta dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila vihet në barë.