16 Janar 2025

Aktakuzë për asgjësim të dokumenteve të votimit

Prishtinë, 13 qershor - Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.P. për vepër penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit nga neni 220 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e që lidhet me procesin zgjedhor të 11 qershorit 2017.

Sipas aktakuzës, i pandehuri D.P., në qendrën e votimit në fshatin Dobratin të Graqanicës, nën ndikim të alkoolit i revoltuar me arsye se kinse djali i tij nuk po lejohet të votojë në mungesë të dokumenteve identifikuese të Kosovës, ka ofenduar anëtarët e komisionit zgjedhor dhe fletëvotimin e vet e ka dëmtuar duke e shqyer.

Pas veprimeve hetimore dhe ngritjes së aktakuzës, sot është mbajt seanca gjyqësore e shqyrtimi fillestar, ku i akuzuari e ka pranuar fajësinë dhe nga Gjykata kompetente është shpallur fajtor për veprën e kryer.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)