Aktakuzë ndaj Ukë Rugovës dhe 19 të tjerëve për kontrabandimi me migrantë
Prishtinë, 18 maj 2016 -PSRK ka ngritur sot aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër njëzetë të pandehurve në rastin "Rugova".
Secili prej njëzetë të pandehurve akuzohet për veprën e krimit të organizuar (neni 283 i Kodit Penal të Kosovës (KPK)) në lidhje me veprën e kontrabandimit me migrantë (neni 170 i KPK).
Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e Vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme.
Aktakuza është ngritur prej një prokurori ndërkombëtar nga PSRK pas hetimeve që ishin iniciuar nga Njësia e Policisë Kufitare të Kosovës për Hetime, të cilat ishin kryer nga ajo njësi së bashku me Policinë e EULEX-it.