Aktakuzë ndaj të pandehurit për kontrabandim me migrant
Prishtinë, 23 Shkurt Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit, V.M për kryerjen e veprës penale: Kontrabandimi me migrantë, nga neni 170 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, duke vepruar në grup është marrë me kontrabandim të migrantëve, kryesisht shtetas të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar kalimin e kufijve shtetërorë dhe hyrjen në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian, pa i përfillur kushtet e domosdoshme ligjore për hyrje në ato shtete.
Andaj me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën e lartcekur penale.
Aktakuza është ngritur nga një prokurore vendëse e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.