Aktakuzë ndaj 4 personave për çështjen njëhsorëve elektrik digjital
Tre nga katër personat e lartcekur janë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Njëri nga ta është ish-drejtor i agjencionit të Metrologjisë, dhe dy ish-zyrtarë të këtij institucioni. Ndërkaq, personi tjetër është ish-drejtor ekzekutiv në KEDS.
Ky rast penal është pjesë e rasteve të shënjestruara në kuadër të Procedurave Standarde të Veprimit për Përzgjedhjen e Shënjestrave të Krimeve të Rënda dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional, në të cilin behët fjalë për keqpërdorim dhe tejkalim të autorizimeve ligjore nga ana e të pandehurve si dhe mashtrim të blerësve-konsumatorëve për tipin e njëhsorit elektrik digjital AEL.TF.04-1, të prodhuesit KOHLER.
Të pandehurit, në cilësi të personave zyrtarë, në bashkëkryerje gjatë intervalit kohor mars 2013 deri me 05.12.2014 me veprim dhe mosveprim, në faza të ndryshme kohore, varësisht nga kompetencat ligjore të cilat i kanë ushtruar, kanë kontribuar që tipi i njehsorit të lartcekur, fillimisht të çertifikohet kundërligjshëm, e pas instalimit të këtij tipi të njëhsorit në teren tek konsumatorët kosovar, të njëjtit nuk e kanë ushtruar detyrën zyrtare konform autorizimeve që kishin ( përfshirë këtu edhe të pandehurit A. T. dhe A. A. për të cilët është lëshuar letër rreshtim për shkak se ndodhen në arrati), duke lejuar që të dëmtohet konsumatori kosovar edhe pse ishin në dijeni të plotë për të metat e paraqitura të këtij tipi të njësorit.